Skip to product information
Tesla L-Carnitine 1000ml
Sale price
€19,99
Regular price
€29,99
CARNI LIQUID
L-karnitina është një derivat i aminoacideve i pranishëm në pothuajse të gjitha qelizat e trupit. Funksioni i saj kyç është transporti i acideve yndyrore me zinxhir të gjatë përmes membranës mitokondriale, ku ato me anë të oksidimit shndërrohen në ATP, përkatësisht në energji biologjike. Gjithashtu, L-karnitina transporton acidet yndyrore me zinxhir të mesëm dhe të shkurtër jashtë mitokondrive, duke mbajtur nivelin e koenzimës A në këto organele.
Roli kryesor i L-karnitinës në organizëm është në metabolizmin e yndyrave, duke i përdorur ato si burim energjie. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për punën e zemrës dhe muskujve skeletorë. Edhe pse trupi mund të sintetizojë L-karnitinë nga aminoacidet metioninë dhe lizinë, në situata të caktuara është e nevojshme të merret shtesë përmes ushqimit dhe/ose suplementeve.
Gjatë aktiviteteve fizike, L-karnitina rrit nivelin e energjisë dhe durueshmërinë, duke i mundësuar trupit të mbështetet më shumë te yndyrat për energji, me çka ruan glikogjenin dhe redukton akumulimin e acidit laktik në muskuj, gjë që zgjat kohën e stërvitjes para shfaqjes së lodhjes.
L-karnitina përmirëson tonusin e muskulit të zemrës dhe funksionin e saj, stimulon furnizimin me energji dhe përmirëson punën e sistemit kardiovaskular. Gjithashtu, stimulon funksionin sekretues të pankreasit dhe ndikon pozitivisht në spermatogjenezë dhe lëvizshmërinë e spermatozoidëve.
2) Roli i vitaminave dhe mineraleve
-
Vitamina B5: Mban metabolizmin normal energjetik, performancën mendore, sintezën dhe metabolizmin e hormoneve steroide, vitaminës D dhe neurotransmetuesve, si dhe redukton lodhjen dhe sfilitjen.
-
Vitamina B6: Ndihmon në sintezën e cisteinës, mban metabolizmin energjetik dhe funksionin e sistemit nervor e imunitar, si dhe rregullon aktivitetin hormonal.
-
Vitamina C: Mban shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe kockave, forcon sistemin imunitar, nxit përthithjen e hekurit, prodhimin e rruazave të gjakut, ul kolesterolin dhe mbron nga lëndët kancerogjene. Vitamina C është një antioksidant kyç, redukton produktet e dëmshme të metabolizmit dhe kontribuon në gjendjen më të mirë të përgjithshme të organizmit. Atletët kanë nevojë të veçantë për të për shkak të ngarkesës së rritur të sistemit imunitar.
Vlerat ushqyese
Masa e porcionit: 25 ml
Porcione për paketim: 40
| Përmbajtja PNG | Për 100 ml produkt PNG | Për porcion (25 ml) PNG |
|
L-karnitinë L-tartrat
|
10000 mg
|
2500 mg
|
|
Vitamina B1
|
20 mg
|
5 mg (454 %*)
|
|
Vitamina B5
|
22,5 mg
|
5,63 mg (93 %*)
|
|
Vitamina B6
|
4,7 mg
|
1,18 mg (84 %*)
|
|
Vitamina C
|
469 mg
|
117 mg (146 %*)
|
*VRU: Vlerat e Referencës Ushqyese për një adult mesatar.
Përdorimi
Merrni 1 porcion (25 ml) në ditë, 30 minuta para stërvitjes dhe/ose ndërmjet vakteve, me stomak bosh.